Shkolla e bën botën një botë më të mirë

Foto: Herbert Lindgren, Wikimedia Commons

Në formën e një proze poetike shkrimtari dhe mësuesi Rizah Sheqiri shkruan për shkollën si themelin e shoqërisë së mirëfilltë dhe kërkon nga qeveritarët e sapozgjedhur të investojnë më shumë në shkollë.

Njerëzit i ngrisin shkollat. Shkolla i bën mësuesit mësues. Mësuesit i bëjnë shkollat shkolla. Shkollat dhe mësuesit i bëjnë njerëzit njerëz të ditur. Njerëzit e ditur bashkë me mësuesit, me shkollën dhe me diturinë e bëjnë shoqërinë. Shoqëria i krijon institucionet. Institucionet e vendosin rregullin. Rregullat i krijojnë ligjet. Ligjet e rregullojnë përditshmërinë dhe e bëjnë jetën një jetë të njëmendtë. Jeta, jetë e njëmendtë, e bën lirinë me punë e me dije.

Dijen e mbjellin shkollat dhe i ngrisin e i formësojnë gjitha kornizat për të gjitha kuadrot që t’i shërbejnë jetës, punës, dijes dhe zhvillimit e përparimit. Dhe kështu shkolla e bënë jetën më të thjeshtë, më të lehtë, më të lumtur, më të bukur e më të njerëzishme për çdo njeri si individ, por edhe për çdo grup njerëzish e për çdo shoqëri.

Në çdo shoqëri ku ka rregulla e ligje që zbatohen e respektohen nga të gjithë pa përjashtim, ka gëzim, mirësi, harmoni e përparim. Ligjet e rregullat e përparojnë dhe e zhvillojnë dijen dhe shkollën e bëjnë një shkollë të mirë. Në plotkuptimin e fjalës, shkolla e mirë si e tillë i bën mësuesit mësues edhe më të mirë, mjekët mjek edhe më të mirë, plolicët policë edhe më të mirë, ushtarët ushtarë edhe më të mirë, inzhinirët inxhinier edhe më të mirë, ekonomostët ekonomistë edhe më të mirë, tregtarët tregtarë edhe më të mirë, juristët juristë edhe më të mirë, gazetarët gazetarë edhe më të mirë, shkencëtarët shkencëtarë edhe më të mirë, politikanët politikanë edhe më të mirë, e kështu me radhë. Me fjalë të tjera shkolla, të gjithë në të gjitha profilet dhe në profesionet e tyre, i bënë më të mirë e më të aftë që t’i kryejnë sa më mirë dhe me më shumë sukses detyrat e obligimet e tyre njerëzore e profesionale në shoqërinë që i përkasin. Njëkohësisht të gjithë e kanë mundësinë edhe për t’u zhvilluar e për t’u përparuar si individ, si grupe dhe si shoqëri.

Po, dëshira, idetë, vullneti, dija dhe puna e kanë çuar, e çojnë dhe do ta çojnë gjithmonë njeriun, individin dhe shoqërinë drejt përmirësimit, zhvillimit dhe përparimit. Thënë shkurt e shqip, shkolla, dituria dhe puna e bëjnë njeriun njeri. Individin e bëjnë individ të pavarur e zot të vetëvetes dhe të trupit të tij, zot të ardhmërisë, të lirisë, të përparimit dhe të zhvillimit të tij.

Shkolla e mëson njeriun të mësojë e të fitojë dituri, të punojë dhe ta zhvillojë vetvetën, grupin dhe shoqërinë të cilës i përket. Shkolla e mëson njeriun të jetojë më mirë, më lehtë, më me kompetencë, më me përgjegjësi dhe më me dinjitet. Pra, shkolla e ka një rol të rëndësishëm në formimin e njeriut si individ të përgjegjshëm e të vlerëshëm, për veten e tij dhe për gjithë shoqërinë. Atëherë kështu edhe më mirë mund të parandalohet infiltrimi i bandave kriminale dhe kriminalitetit tek të rinjtë, gjë që ka tendenca të shtrihet deri në moshat e reja të nxënësve në shkollë.

Me ndihmën e më shumë mësuesëve të kualifikuar, më shumë pedagogëve socialë dhe më shumë mësuesëve e pedagogëve specialë do të mund të kontribuojmë për ta ndaluar rritjen e kriminalitetit. Nëse, sa më heret që të jetë e mundur, ofrojmë resurse të mjaftueshme në shkollë që plotësojnë nevojat e të gjithë nxënësve dhe i nxisin ata drejt zhvillimit të duhur, ne e kemi mundësinë t’i formojmë ata si qytetarë të vërtetë që kontribuojnë në shoqëri.

Nëse ju që vendosni për shkollën nuk e merrni me më shumë seriozitet të ardhmen e shkollës e të ardhmën e fëmijëve e të rinjëve tanë, atëherë bandat kriminale mund të hyjnë në këto mese e t’i gjejnë fëmijët e të rinjtë e harruar nga shkolla dhe t’i joshin e rekrutojnë ata në krim, gjë që më pas do të kushtojë shumë shtrenjtë për të gjithë në shoqëri.

Është koha që për hir të një ardhmërie më të mirë të investoni sa më shumë në shkolla duke punësuar resurset e nevojëshme; filloni me punësimin e më shumë drejtuesëve kompetentë, mësuesëve e pedagogëve specialë e socialë, kuratorëve të aftë e të kulifikuar, si dhe bibliotekarëve e bibliotekave të shkollës, të cilët i udhëzojnë nxënësit për lexim, ju rekomandojnë atyre libra për lexim dhe njëkohësisht e ngjallin interesimin e nxënsëve për të lexuar dhe i ndihmojnë ata në zhvillimin e shprehive të leximit dhe aftësive të të kuptuarit të leximit, gjë që do të ndikojë pozitivisht në suksesin e përgjithshëm të tyre.

Unë vërtetë mendoj që puna, dituria dhe shkolla e bëjnë çdo njeri njeri edhe më të mirë, e bëjnë çdo shoqëri shoqëri edhe më të mirë, e bëjnë çdo shtet shtet edhe më të mirë.
Për këtë arsye të gjithë duhet të synojmë ta bëjmë shkollën më të mirë gjithkund dhe për të gjithë. Sepse shkolla, dituria dhe puna e bëjnë jetën një jetë edhe më të mirë, e bëjnë botën një botë edhe më të mirë.

Ju që, nga vota e popullit, jeni zgjedhur në qeveri e në komunë, ju që do të vendosni për shkollën, mbani mend se ju mund ta ndryshoni e përmirësoni shkollën dhe të ardhmen tonë. Filloni me këto ndryshime menjëherë, qysh sot, për të mos u bërë vonë nesër. Përgjegjësia para së gjithash bie mbi ju.

Rizah Sheqiri • 2022-11-01
Född i Kosovo men bosatt i Sverige. Författare, poet och översättare med ett femtiotal titlar bakom sig. Arbetar även som lärare.