Lyktan
S
?
Në vigjilie të Pashkëve poeti Rizah Sheqiri mendon cilat janë fjalët më të bukura në dy gjuhët e tij të dashura, shqipe dhe suedeze.
Cila është fjala më e bukur?
Ju shpesh sigurisht e keni pyetur veten.
Edhe unë që merrem shumë me fjalët i kam bërë vetes këtë pyetje:
Cilat janë fjalët më të bukura në gjuhën e zemrës sime – shqip?
Cilat janë fjalët më të bukura në gjuhën time të dashur – suedisht?
Disa herë kam menduar ashpër me trurin tim, kam peshuar thellë me zemër dhe kam matur shpirtërisht me shpirt.
Dhe çdo herë kam marrë të njëjtën përgjigje:
“Të dua” është shprehja më e bukur në shqip.
“Të dua” është shprehja më e bukur në suedisht.
Poo, po! Po sigurisht! Ashtu është! – Ashtu është!…
Ka shumë fjalë dhe shprehje që më pëlqejnë dhe të cilat i dua shumë.
Për shembull, unë i dua fjalët: nënë, baba, motër, vëlla, dashuri, jetë, mik, liri, paqe, dije, mirësi, atdhe, mëmdhe, diell, tokë, ujë, ajër, qiell, drejtësi, shëndet, siguri, përjetësi… Këto janë vetëm disa nga shumë qindra mijëra fjalë që i dua shumë. Pa dyshim, të gjitha këto fjalë kanë një kuptim e domethënje të madhe për mua si qenie njerëzore në këtë botë. Por, prapë se prapë mendoj se fjala më e bukur si në gjuhën time ashtu edhe në gjuhën suedeze është fjala älskar – dua. Fjala dhe shprehja të dua është plot dashuri. Dhe të gjitha këto fjalë pa dashuri, e pa i dashur ato, nuk marrin të njëjtin kuptim, nuk marrin të njëjten domethënje e as nuk e kanë të njëjtën vlerë. Prandaj fjala dua – älskar dhe shprehja të dua – jag älskar dig, për mua, janë nga fjalët e shprehjet më të bukurat që i di.
Shprehja të dua është parabollë e gjithë mirësisë, pozivitetit dhe dashurisë… natyrisht kur e ndjenë thellë në shpirt dhe kur me shpirt e thua:
Jag älskar dig
Të dua!
Kjo shprehje i ndez gjithë fenerët e shpirtit dhe e mbushë trupin e mendjen dritë e ngrohtësi, e zhdukë urrejtjen, të ligën, e dëbon errësirën, ftohtësinë dhe negativitetin nga shpirti dhe nga mendja. Njeriun e bën ta ndjej vetën më të njerëzishëm e më njeri.
“Uroj që të keni fjalë të ngrohta në një mbrëmje të ftohtë, një hënë të plotë në një natë të errët dhe një rrugë të qetë drejt derës suaj”, thotë një bekim irlandez. Dhe jam plotësisht dakord me të, por për mua fjalë më të bukura, më të ngrohta dhe më të ndritshme, të cilat arrijnë të prekin zemrën edhe shpirtin, sesa fjalët në shprehjet Të dua! – Jag älskar dig! , nuk ekzistojnë.
Sipas një proverb japonez, një fjalë e mirë mund të ngroh tre muaj dimri. Po unë me gjithë zemër e shpirt, besoj se shprehja suedeze Jag älskar dig! dhe shprehja në gjuhën shqipe Të dua!”, i ngrohë të gjitha zemrat, të gjithë shpirtrat, përjetësisht.
Po… Për mendimin tim prej poeti, jag älskar dig është shprehja më e bukur në suedisht dhe shprehja të dua është shprehja më e bukura në shqip.
Jag älskar dig!… Të dua!…
Mendo me kujdes!… Merr frymë thellë!…
Thellë nga shpirti!… Thuaj me zemër:
Të dua!
Të dua!
Le të rrjedhë lirshëm fuqia dhe magjia e fjalëve… Lëreni energjinë pozitive të rrjedhë brenda shpirtit tuaj!… Brenda jush … Nga brenda jush… Përjetoni dhe shijoni shprehjen e fuqishme, magjike, të gëzuar, të butë, poetike dhe plot energji pozitive … Këtë shprejen më të bukur në suedisht dhe në shqip:
Jag älskar dig!…Të dua!…
Pooo…! Po sigurisht! Njëmend! Ashtu është:
“E para ishte fjala!…” – ” ” Ordet var det första!…”
Miqë – Vänner
Ju dua!… Jag älskar er!
Rizah Sheqiri • 2023-04-08 Född i Kosovo men bosatt i Sverige. Författare, poet och översättare med ett femtiotal titlar bakom sig. Arbetar även som lärare.